Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski njoftoi se mëngjesin e sotëm 16 shtetas afganë kanë lëshuar Shkupin pasi kanë siguruar vendbanim të përhershëm në Kanada, përcjell TV21. Arsovski tha se për momentin në vendin tonë po qëndrojnë 542 afganë ndërsa nga vendi ynë deri më tani kanë ikur 178 shtetas të Afganistanit, të cilët kanë siguruar vendbanim të përhershëm në shtete tjera.
“Një grup prej 16 qytetarëve nga Afganistani për të cilët në periudhën e kaluar Maqedonia e Veriut siguroi vendbanim të përkohshëm, mëngjesin e sotëm nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit janë nisur për Kanada”, tha mes tjerash Arsovski.