Fshesë në BDI, 11 Degë do të zgjedhin kryetar dhe kryesi të re

Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në komunat e Pollogut dhe Shkupit pritet të reformohen me atë që do të zgjedhin kryetarë dhe kryesi me kuadro të rinj, mëson KDP nga burime të larta partiake.

Fshesa e BDI-së do të përfshijë degën e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Jegunovcës, Bërvenicës, Bogovinës, Vrapçishtit, Çairit, Studeniçanit dhe Sarajit.

Dy zyrtarët e lartë të BDI-së, Izet Mexhiti dhe Ejup Rustemi, mësohet t’ua kenë kumtuar drejtpërdrejtë kryetarëve të degëve lajmin për këto reforma.

Ndryshimet në partinë e Ali Ahmetit i arsyetojnë me reflektimin për rezultatet në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Edhe pse në disa komuna BDI ka fituar, burimet i thanë KDP se ndryshimet vijnë ose si pasojë e dorëheqjeve ose si nevojë për funksionimin më të mirë të degëve.

Ndryshe, nga 2018 BDI zbatoi një proces të reformave të brendshme duke zgjedhur kryesi të reja në gati të gjithë strukturën horizontale të saj. Pas gati një mandati kjo parti ka vlerësuar se në 11 komunat e lartpërmendura duhet të vijnë fytyra të reja që shpresohet të sjellin rezultate më të mira në zgjedhjet e radhës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *