Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së përmes programeve arsimore ndërkombëtare i mbështet financiarisht studentët e tij

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së përmes programeve arsimore ndërkombëtare i mbështet financiarisht studentët e tij
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së vazhdon me mbështetjen financiare për studentët e përfshirë në aktivitetet e projektit “Lulëzimi i artit, rritja dhe fuqizimi i grave të reja nëpërmjet prodhimit artistik të luleve në mënyrën novatore dhe krijuese”.
Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus + dhe ka kontribut të veçantë në mbështetjen dhe inkurajimin e studentëve në sipërmarrësi, si dhe integrimin e tyre në industri.
Sipas koordinatorit të projektit, Prof. Dr. Erhan Sulejmani, qëllimi i projektit është ta rrisë fuqinë punëtore të vajzave të reja që operojnë në fushën e florikulturës, si një potencial dhe burim i të ardhurave ekonomike në vendin tonë.
Aktivitetet do të vazhdojnë në të ardhmen duke aplikuar edhe për një projekt të ri, për të sjellë një perspektivë të re dhe për të rritur punësimin e të rinjve ekspertë dhe kompetentë në artizanat me teknologjinë e inovacioneve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *