Vaksinimi anti-Kovid i preferuar edhe për shtatzënat 

Vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet për shtatzëna. Të gjithë ato që kanë 18 vjet dhe janë më të mëdha se 18 vjet, duke përfshirë edhe ato që janë shtatzëna, të cilat janë gjidhënëse, bëjnë përpjekje që të ngelin shtatzënë ose planifikojnë në të ardhmen, duhet të jenë plotësisht të vaksinuara. Vaksina mund të mbrojë nga komplikime serioze (të rënda) gjatë Kovid-19, ndërsa nëna e shëndoshë është e rëndëssihme për foshnje të shëndoshë, thuhet në raportin të cilin në ueb-faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik.

Nëse gruaja mbet shtatzënë pasi e ka marrë vaksinën e parë kundër Kovid-19, ndërsa nevojiten dy doza (“Fajzer” ose vaksina “Moderna”), duhet ta marrë vaksinën e dytë që të ketë mbrojtje sa më të madhe të mundshme. Para vaksinimit kundër Kovid19 në shtatzëni rekomandohet konsultim i detyrueshëm me gjinekologun amë në lidhje me vlerësimin e moshës së pacientes, pastaj mosha e shtatzënisë të frytit dhe gjithsesi situatat paraprake shëndetësore individuale, rreziqe dhe sëmundje.

Nevojitet që të dihet se gratë shtatzëna kanë gjasa më të mëdha që të sëmuren nga Kovid-19 (me pasoja) në krahasim me gratë e tjera të cilat nuk janë shtatzënë, vaksinimi mund të mbrojë nga sëmundje të rënda të cilat mund t’i shkaktojë Kovid-19 dhe rekomandohet për gra të cilat planifikojnë të mbesin shtatzënë në të ardhmen, janë shtatzënë ose janë gjidhënëse, gratë shtatzëna mund të marrin dozë përforcuese, për momentin nuk ka dëshmi se cilado vaksinë, duke përfshirë edhe vaksinën kundër Kovid-19, shkaktojnë probleme me fertilitetin te gratë dhe burrat.

Të dhënat e hershme për sigurinë e marrjes së vaksinës kundër mRNA (“Moderna” ose “Fajzer”) gjatë shtatzënisë janë qetësuese. Të dhënat nga sistemet për ndjekjen e sigurisë nuk zbulojnë kurrfarë shqetësime dhe dyshime për gra të cilat kanë marrë vaksinë kundër mRNA Kovid-19 vonë në shtatzëni ose për foshnjat e tyre. Shkencëtarët nuk kanë zbuluar rrezik për abort spontan te gratë të cilat kanë marrë vaksinë kundër mRNA Kovid-19 pak para ose pas shtatzënisë së hershme (para javës së 20-të të shtatzënisë).

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *