Sot realizova takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, ku u bisedua për gjendjen në shkollat e kësaj komune dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021-2022.Kryetari Neziri tha se reagimet më të mëdha në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë nga nxënësit dhe punëtorët e shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Odër, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ngrohjes, por që tani në gjysmëvjetorin e dytë ai problem është tejkaluar plotësisht. MASH do të mbetet institucion i hapur për bashkëpunim me të gjitha komunat dhe se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të përmirësojmë dukshëm sistemin arsimor nga i cili varet krijimi i gjeneratave të ardhshme dhe më cilësore të nxënësve.Në periudhën e ardhshme, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet infrastrukturës arsimore në disa nga komunat ku nevojat për investime janë vërtet të mëdha për shkak të vjetërsimit të objekteve ku organizohet mësimi ka shkruar ne rrjetin facebook ministri Jeton Shaqiri.