VMRO-DPMNE takon ASH-në, kërkojnë ndryshim në Kodin Zgjedhor

Grupi i deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarë zhvilluan takim ku u bisedua për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga ku dolën me qëndrim se ndryshimet duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.

“Sot e përfundojmë serinë e takimeve me grupet më të vogla të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe para pak kohe sapo përfundoi takimi me koordinatorët e grupit të të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilët gjithsesi biseduam për Kodin Zgjedhor. Nga ky takim mund t’ju njoftoj se, siç ishte përmbajtja  e përbashkët i të gjitha takimeve të kaluara këtë javë edhe Aleanca për Shqiptarët pajtohet se Kodi Zgjedhor duhet përfundimisht të hyjë në  procedurë”, tha deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE

Sipas saj të gjithë janë për debat publik në Kuvend lidhur me këtë çështje ku do të shqyrtohen qendrimet dhe kërkesat individuale.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE vazhdojnë të bëjnë thirrje deri tek kryetari Talat Xhaferi që ky propozim ligj të hyjë në procedure.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *