NJ O F T I M
Të nderuar miq,
Ju njoftojmë se Universiteti i Tetovës do të organizojë Akademi përkujtimore për Rafi Halilin – simbolin e rezistencës shqiptare.
Akademia do të mbahet ditën e enjte ( 3 shkurt 2022), në orën 13:00 në amfiteatrin e Rektoratit.
Rafi Halili do të kujtohet përgjithmonë si atdhetar i papërkulur, veprimtar politik i palodhur për parandalimin e tendencave diskriminuese nga regjimi i diktaturës komuniste jugosllave, ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë.
Shënim: Kjo ngjarje do të realizohet sipas protokolleve në fuqi kundër përhapjes së pandemisë Covid -19.
Ju mirëpresim!