Me zbatimin e protokolleve të rrepta, ajrosjen dhe izolimin e rasteve simptomatike, por me insistim të prezencës fizike të nxënësve në shkolla dëshirojmë që më së paku të dëmtojmë zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve, tha Aleksandar Petliçkovski, duke shtuar se skriningu i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta.“Po shqyrtohet mundësia që skriningu të bëhet me teste të shpejta, të cilat nuk janë shumë, por kemi në dispozicion rreth 20 mijë teste dhe përzgjedhja do të jetë e rastësishme, me të vetmin qëllim që të shohim përfshirjen e virusit tek kjo grup-moshë”, tha Petliçkoski.