Në 9 shkollat fillore të Komunës së Çairit sot filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022. Rreth 8.300 nxënës iu rikthyen bankave shkollore, duke respektuar plotësisht masat dhe protokollet e parapara për pandeminë e Kovid 19.Për të ndjekur fillimin e procesit mësimor, bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, vizituam Shkollën Fillore Komunale të Çairit “Kongresi i Manastirit”.Ministrin Shaqiri e informova se ekipet komunale në koordinim me personelin shkollor jemi përkujdesur që të gjitha shkollat të jenë të pastruara dhe të dezinfektuara para fillimit të procesit arsimor, që është edhe një hap drejt ruajtjes së shëndetit të fëmijëve që sot nisën mësimin.Gjithashtu vura në dukje se nga fillimi i pandemisë jemi përkujdesur që fëmijët të jenë sa më të mbrojtur, por edhe personeli shkollor ta ketë më të lehtë që të mund ta parandalojë përhapjen e mundshme të pandemisë së Kovid 19.Ashtu siç më kanë informuar edhe drejtorët e shkollave, procesi mësimor në të gjitha shkollat ka filluar të zhvillohet sipas të gjitha kushteve dhe protokolleve që janë paraparë nga ministritë gjegjëse dhe organet shëndetësore.