Suedia, kampione e Evropës në hendboll

Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të të dielës, fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27-26.

Fitoren suedezët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit. Për vend të tretë, Danimarka e mposhti Francën.

Për Suedinë është titulli i pestë i Evropës, i pari që nga viti 2002. Suedia konfirmohet si Kombëtarja më e mirë evropiane.

Lojtari më i vlefshëm i Evropianit është shpallur suedezi Jim Gottfridsson.

Kosova ishte kundërshtare e Suedisë në kualifikimet për Evropian. Në Prishtinë kemi luajtur më 8 nëntor të vitit 2020, ndërsa në Alingsas më 2 maj të vitit 2021.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *