Pendarovski: Shtetet e kanë përgjegjësinë kryesore në mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut

“Kjo konferencë është një shembull i fortë i multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar shumë të nevojshëm. Konfliktet, terrorizmi, pandemia, paqëndrueshmëria socio-ekonomike dhe financiare vazhdojnë të prishin mënyrën e jetesës në mbarë botën. “Ata vazhdojnë të kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, duke shkaktuar katastrofa humanitare e përmasa të mëdha dhe një numër të paprecedentë refugjatësh – njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërsa ikin nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik”, theksoi Pendarovski.

Shtetet, siç potencoi presidenti, e kanë përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut. Prandaj, shtoi, duhet të marrim drejtimin në plotësimin e obligimeve të ndërmarra me Marrëveshjen Globale për Refugjatët dhe Forumi Global për Refugjatë.

“Si nënshkruese e Konventës nga viti 1951 dhe përmes bashkëpunimit shumëvjeçar me UNHCR-në, Maqedonia e Veriut tregoi solidaritet me refugjatët nga shumë konflikte në historinë më të re. Nga luftërat e ish Jugosllavisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar deri në qindra mijë që e kaluan vendin në vitet 2015 dhe 2016 – pa ndërprerë kemi punuar për t’u siguruar mbrojtje atyre njerëzve dhe të mbesim mbështetës të fuqishëm në përgjegjësinë e ndarë në nivel global, tha shefi i shtetit.

Pendarovski theksoi se pas rënies së Kabulit prej më parë, të udhëhequr nga ndjenja e obligimit moral dhe solidaritetit, duke i konfirmuar obligimet tona ndërkombëtare në pajtim me traditën tonë, menjëherë e shpallëm gatishmërinë tonë të pranojmë refugjatë afganë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *