Gianni Infantino ka ri-aktualizuar idenë që Kampionati Botëror të mbahet çdo dy vite.
Pjesa më e madhe e përfaqësueseve kanë refuzuar idenë që Botërori të luhet çdo dy vite, pasi do të ishte ngarkesë e madhe për lojtarët.Madje, shume yje të futbollit kanë kërkuar më shumë të drejta, pasi ata nuk po pyetën rreth orarit të ndeshjeve dhe po luajnë për çdo dy ditë.
Por, Presidenti i FIFA-s ka thënë se ideja për Botërorin në çdo dy vite do të ndihmonte sidomos vendet nga Kontinenti i Afrikës, që të mos tentonin të largoheshin në vendet e tjera për të treguar talentin, por që të depërtonin edhe nga vendlindja e tyre në nivel klubesh.
“Ne duhet t’u japim afrikanëve shpresë në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të kalojnë Mesdheun për të pasur një jetë më të mirë këtu. Ne duhet t’u japim atyre mundësi dhe dinjitet”, ka thënë Infantino.
Por, deri më tani – një numër i madh i përfaqësuesve dhe lojtarëve po e refuzojnë këtë ide dhe nuk duan që të bëjnë edhe më të vështirësuar orarin e ndeshjeve, pasi aty përfshihet edhe faza kualifikuese mes kampionateve.