Çairi dhe Ferizaji me projekt të përbashkët, panele fotovoltaike në 6 shkolla dhe 2 çerdheÇairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit. Bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliun shënuam fillimin e inplementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian.Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor.Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit dhe një kopsht për fëmijë: “Hasan Prishtina”“Imri Elezi” “Liria” Çerdhja “Borëbardha”Me këto panele solare shkurtohen harxhimet sepse në nivel vjetor pritet të prodhohen afërsisht 160.000 kWh energji elekrike.Ndërkohë edhe në Ferizaj panele fotovoltaike do të vendosen në 3 shkolla dhe 1 çerdhe. Njëra nga këto shkolla është “Gjon Serreçi” të cilën e vizituam bashkë me kryetarin Aliu dhe ku hasëm në një mikëpritje tejet të ngrohtë.Implementimi i këtij projekti gjithsesi se do të kontribuojë në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrim në BE si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në të dyja komunat ka shkruar ne rrejtin social Facebook kryetari i Çairit Visar Ganiu