Shkëmbi 20 tonë mund të bie në Matkë, aty ku mblidhet uji që shkon tek elektrana

Pasi nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe EVN kanë alarmuar se po rrezikohen nga një shkëmb që mund të bie në Matkë, drejtori për menaxhim me kriza Stojançe Angelov, shpjegoi se ku ndodhet ky shkëmb dhe se çfarë dëme mund të shkaktojë nëse bie.“Kjo është një prej trajektoreve që mund ta përshkojë shkëmbi nëse bie. Ashtu siç edhe mund të shihni, mund të bie afër ku mblidhet uji dhe shkon tek elektrana. Siç mund të shihni shkëmbi është në majë”, tha Angellov.

Fotografitë nga afër tregojnë çarjen e shkëmbit. Drejtori i QMK-së shtoi se shkëmbinjtë mund të qëndrojnë aty edhe 100 vite të tjera, por është detyrë e Qendrës për Menaxhim me Kriza që të informojë për rreziqet e mundeshe.

“Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza këtu ndodhet shkëmbi ku rrezikon në qendrën turistike Matkë sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza thonë se është i rëndë diku 20 tonë”, raporton gazetari i TV21, Afrim Jonuzi

Stojançe Angelov shtoi se do të bëhet vëzhgimi edhe me dron dhe institucionet do të marrin masa konkrete për të parandaluar ndonjë rrënje të papritur të shkëmbinjve në Matkë

https://youtu.be/94ApjOLfi7I.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *