Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri sot realizoi takim pune me drejtorët e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrës për Arsim dhe Aftësim Profesional, Qendrës për Arsimin e të Rriturve dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, ku u diskutuan të gjitha aktivitetet aktuale dhe për bashkëpunim më të madh ndërinstitucional me qëllim të ofrimit të një procesi arsimor sa më të
mirë në vend dhe shërbime më të mira arsimore për qytetarët.
Shaqiri prezantoi prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për periudhën e ardhshme të cilat janë pjesë e programit të punës, duke paralajmëruar një sërë aktivitetesh të reja.
Ai theksoi se ajo që ka filluar nga paraardhësit e tij dhe tashmë është konfirmuar si efektive, do të vazhdojë të zbatohet.
“Është e rëndësishme të sigurohet vazhdimësia në përpjekjet për të krijuar një sistem arsimor kombëtar më të mirë. Kjo pritet nga unë si ministër i ri, por edhe nga ju si drejtues të institucioneve jashtëzakonisht të rëndësishme në këtë segment social. Besoj në përvojën dhe profesionalizmin tuaj dhe besoj se të gjithë do të jemi në lartësinë e detyrave që kemi përpara. Pres koordinim të mirë dhe jo vetëm për të vazhduar zbatimin e proceseve reformuese që kanë filluar, por edhe për t’i dhënë shtysë plotësuese përpjekjeve”, tha Shaqiri.