-Brenda disa ditëve do të ketë propozim për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Bullgari. Këtë e deklaroi në një intervistë për BTV ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell TV21.
“Pajtohem me ju se ishte gabim që ne nuk kishim një ambasador në Bullgari gjatë gjithë këtyre viteve. Deklaroj se ende nuk kemi një emër të caktuar, por në ditët në vijim do të jap propozim për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Sofje”, deklaroi Osmani.