St Pauli ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1, duke i eliminuar ‘milionerët’ nga Kupa e Gjermanisë.
Liderët e Bundesliga 2 e nisën furishëm takimin, duke treguar se nuk janë futur në lojë vetëm për pjesëmarrje.
Marcel Hartel asistoi te Etienne Amenyido që shënoi për epërsinë e St. Paulit prej 1-0.Gjërat për Borussia u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 40-tëAxel Ëitsel ishte ai që shënoi në portën e tij për 2-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Krejt cka mundi të bëjë Borussia ishte një gol për të hapur ndeshje në minutën e 58-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland që shënoi për 2-1.