Për shkak të situatës me pandeminë e Kovid 19, Gjermania e ktheu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të rrezikshme, ndërsa protokolle të reja Kovid ka edhe për hyrje në Finlandë dhe Hong Kong, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Me vendimin më të ri të autoriteteve gjermane, nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet paraqitje elektronike dhe posedim të vërtetimit për vaksinim ose për kalimin e Kovid ose PCR negativ. Për personat të cilët nuk janë infektuar me Kovid dhe nuk janë të vaksinuar, vijon masë për karantinë 10-ditore, me ç’rast mund të lirohet jo më herët se dita e pestë me anë të testimit për Kovid 19. Nga kjo masë lirohen flmijët e pavaksinuar deri në moshën gjashtë vjeçare, të cilëve megjithatë karantina u ndërpritet pas pesë ditëve.