Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 6.353 teste të kryera janë regjistruar 2.051 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 1.027 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga 2.051 raste të regjistruara, 276 raste paraqesin riinfektim.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 747 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 7 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 7 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 08-14.01.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 249.704 raste, prej të cilëve 223.053 janë shëruar, kurse 8.153 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 18.498 raste aktive me koronavirus.