VMRO-DPMNE: Zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike, ofertë për një njësi zgjedhore

Nga VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikate sërish kanë reaguar duke kërkuar zgjedhje të shpejta parlamentare, pa qeveri teknike. Nga ky subjekt politik thonë se pranojnë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me ndryshime në Kodin Zgjedhorë, respektivisht që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me një njësi zgjedhore.

“Zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike, për partitë e vogla ofertë për një njësi zgjedhore. PLD, RDM dhe DS të mos fshihen pas interesave kriminale, por ja një ofertë për një njësi. Këtu është një ofertë për të lënë qeverinë dhe për të pranuar zgjedhjet. E vetmja gjë e rëndësishme për vendin është dalja nga 4 krizat në të cilat e futën LSDM dhe BDI, ndërsa të njëjtit nuk janë zgjidhje për këto kriza. Nëse qeveria teknike është pengesë për LSDM-në apo BDI-në, VMRO-DPMNE është e gatshme të flasë për ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe për partitë më të vogla që si mosmarrëveshje me LSDM-në dhe BDI-në e kanë theksuar problemin e një njësie zgjedhore. VMRO-DPMNE është e gatshme të diskutojë për këto çështje, nëse garanton zgjedhje të parakohshme, të cilat do të jenë zgjidhje për problemet dhe krizat”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *