Nga fillimi i janarit 2022 deri dje, në 16 ditë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur me mbi 11 mijë. Nëse më 31 dhjetor 2021 numri i rasteve aktive ishte 5006, dje ishte 16132. Përqindja e rasteve pozitive gjatë fundjavës është rreth 22 për qind.
Dje (e diel, 16 janar) janë regjistruar 1348 raste të reja me COVID-19 nga 6141 testime ose 21.9 për qind. Nga numri total i rasteve pozitive (1348), janë regjistruar 145 riinfeksione.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tetë të vdekur dhe 784 të shëruar, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë, duke cituar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.706.696 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid që nga fillimi i epidemisë është 244.632, numri i të shëruarve është 220.400, numri i të vdekurve është 8.100, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.132, gjysma e të cilëve janë në Shkup.