Tiranë: Kushtetuesja shtyn seancën për Metën

Në Shqipëri është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Gjykatës Kushtetuese njofton se seanca do të shtyhet për shkak se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkaq, mësohet se seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet më 1 shkurt.

Shtatë gjyqtarë kushtetues pritej të merrnin në dorë ditën e nesërme fatin e presidentit. Një vendimmarrje e kësaj gjykate pro vendimit të Kuvendit, që mund të shënonte edhe precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti.

I shkarkuar apo jo nga Gjykata, Ilir Meta mund të rikthehet shumë shpejt në arenën politike, pasi më 24 Korrik 2022 mandati i tij si President përfundon.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *