Roma është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur Cagliarin me rezultat të ngushtë 1-0.
Giallorosët u rikthyen te fitoret pas 270 minutave, ku kishin pësuar dy humbje dhe kishin barazuar në një takim tjetër.
Në këtë sfidë titullar për Romën ishte mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla i cili bëri një ndeshje të madhe duke mos gabuar në asnjë moment.
E për paraqitjen fantastike të shqiptarit pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.
‘Special One’ e ka lavdëruar mbrojtësin shqiptar duke e cilësuar si futbollistin më të mirë të ndeshjes ndaj Cagliarit.
“Kumbulla ishte më i miri në fushë. Ai ka bërë një ndeshje fantastike dhe është një kënaqësi e madhe sepse në një moment të sezonit ka pasur vështirësi”.
Mourinho e ka pranuar se e ka kritikuar shumë Kumbullën dhe kritikat e kanë përmirësuar dukshëm shqiptarin.
Kam qenë negativ në reagime, por ai ka qenë gjithmonë i përulur dhe është rritur. Në mbrojtjen me tre lojtarë ai ndihet më i qetë dhe luajti mirë, sikurse edhe Mancini”, tha tekniku portugez.
Roma pas kësaj fitore ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 35 pikë të tubuara.