Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës.
Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë tek sa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.Pamje nga atje ka sjellë RTV Dukagjini, ku shihet se pjesëtarët e policisë janë duke e monitoruar situatën.
Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serb ishin tubuar për të kundërshtuar kështu moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Policia ka deklaruar për Telegrafin se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se për në orën 12:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.
Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi.
Rakiq tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.