Apasiev “Nuk dua ta dëgjoj gjuhën shqipe”, por do te degjosh ia kthen Ademi

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i replikoi Apasievit duke thënë se gjithmonë ai dhe partia e tij kanë qenë kundër asaj që shteti ynë të shkojë përpara, duke mos përkrahur Marrëveshjen e Ohrit, Prespës, fqinjësinë e mirë dhe duke aluduar për çnjohjen e Kosovës.

Apasiev replikoi duke thënë: “Nuk dua ta dëgjoj gjuhën shqipe, flisni maqedonisht!”

Edhe njëherë Apasiev e shprehu qartë urrejtjen që ka për gjuhën shqipe dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rikujtojmë se vetëm para një periudhe të shkurtë Apasievi ishte ulur në një tavolinë me shqiptarët e partive politike për të bërë marrëveshje që ai të bëhej pjesë e një Qeverie të re.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *