Një kompani e lidhur me Besa Trans transportonte pasagjerë pa licencë

Inspektorati i Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjobë dhe ka ngritur padi kundër kompanisë “Royal Travel DOOEL Skopje” për transportimin e udhëtarëve pa licencë.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se është kryer kontroll në tre autobusë dhe dy furgonë, dhe është konstatuar se një furgon i “Royal Travel DOOEL” ka bërë transportin e udhëtarëve për dhe nga Shkupi si dhe ekskursione, pa pasur licencë për agjenci turistike dhe transport për pasagjerë, si dhe për organizimin e ekskursioneve me guidë turistike, nga Ministria e Ekonomisë, e cila është e detyrueshme në përputhje me ligjin për turizmin, dhe nuk ka leje nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Ata theksojnë se kompania “Royal Travel DOOEL” në të cilën është regjistruar furgoni është themeluar më 28 dhjetor 2021 dhe sipas informacioneve të publikuara këto ditë në media bëhet fjalë për persona dhe automjete të lidhura me “Besa Trans”.

Kompanisë “Besa Trans” i është hequr licenca për transportin e udhëtarëve, pasi paraprakisht ishin konstatuar parregullsi në funksionimin e saj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *