Kovaçevski: Çështjet e identitetit janë themeli i shtetit dhe askush nuk i negocion ato

Qeveritë e Shkupit dhe Sofjes janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, tha në ekkspozenë para deputetëve mandatari dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai siguron se çështjet e identitetit nuk do të diskutohen, por theksi në dialog do të vendoset tek ekonomia, kultura, infrastruktura, shkruan Alsat.

“Historia u përket historianëve, por çështjet e identitetit bazohen te populli dhe shteti. Nuk ka asnjë dilemë për Qeverinë – askush nuk duhet dhe askush nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht.”- tha Dimitar Kovaçevski – mandatar.

Deputetët e LSDM-së, përsëritën se nuk do të diskutohet për identitetin dhe gjuhën, por edhe se presin zgjidhje të shpejtë të kontestit.

Nga ana tjetër, opozita akuzon se opinioni maqedonas është mashtruar dhe siç thonë ata, një tradhti e re nacionale është gjithnjë e më e sigurt. Sipas deputetit Nikolloski, për shkak se askush nuk dëshiron të ulet në tryezë me politikanë të korruptuar, dialogu zhvillohet pa ndërmjetësim.

“Askush nuk dëshiron të bëjë presion ndaj Bullgarisë, sepse, le të mos gënjehemi, nëse ka vullnet të qartë në kryeqytetet evropiane, nëse ka një vullnet të qartë në vendet më të fuqishme evropiane se Maqedonia duhet dhe meriton të fillojë negociatat me BE-në, problemi me Bullgarinë do të zgjidhet në një mëngjes”- pohoi Aleksandar Nikoloski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *