Maqedoni: 70% e rasteve të reja janë me llojin “Omicron”

Çdo i katërti person i testuar rezulton pozitiv me Kovid19, ndërsa në rreth 70% të materialeve të cilat sekuencionohen në ISHP, dalin pozitiv me llojin më të ri të virusit -Omikron i cili është prezent në 12 qytete të vendit. Sipas imunologut Mirko Spirovski, kulmi ende nuk ka arritur, por periudhën e ardhshme pritet një stagnim në kulmin e të infektuarve e më pas një rënie e ndjeshme dhe stabilizim i situatës, shkruan Alsat.

“Unë pres një arritje të kulmit të të infektuarve me Omikron dhe pas atij stagnimi në pikën kulminante, të fillojë ulja e rasteve të reja. 7:35 Sipas meje, mendoj se pas këtij kulminacioni duhet të arrihet një baraspeshë dhe më pas një rënie e numrit. Se sa kjo do të zgjat në periudhë kohore nuk di ta them”- deklaroi Mirko Spiroski, Imunolog.

Megjithëse përhapja e tij është shumë e lartë, në gjithë vendin të shtrirë nëpër Spitale janë mbi 350 pacientë.

“Unë nuk pres se do të vijë shumë shpejtë deri në zhdukjen e virusit korona gjatë këtij viti sic janë disa parashikime optimiste por mendoj se edhe nëse paraqiten variante të tjera mund të jenë ndoshta më ngjitës se Omikroni por me më pak ndryshime në pasqyrën klinike të pacientëve. Pres që të kemi forma shumë herë më të lehta e më të lehta të virusit gjatë periudhës që vjen por jo zhdukje të tërësishme. Ndoshta fundi I vitit apo fillimi I vitit të ardhshëm sipas meje do të shënonte zhdukjen e virusit”- pohoi Mirko Spiroski, Imunolog.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *