Maqedonia e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore “Peking 2022” do të prezantohet me tre sportistë dy në skijimin nordik dhe një në at alpik. Deri më tani me normë pjesëmarrje ka siguruar Stavri Jada, ndërsa dy pjesëmarrësit tjerë do të udhëtojnë me ftesë nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit. Skiatori tetovar Dardan Dehari është më pranë pjesëmarrjes me normën B. Përfaqësuesi i vetëm në skimijin aplik që do të përfaqësoj vendin në “Peking 2022” do të mësohet pas 17 janarit, kur Federata ndërkombëtare e skijimit do të shpall listën me pikët e fituara. Nga Maqedonia e Veriut janë tre kandidat Dardan Dehari, Mirko Lazarevski dhe Viktor Petkov. Aktualisht në epërsi është skiajtori tetovar Dardan Dehari, por çdo gjë do të mvaret nga garat e kësaj jave që mbahen në Bosnje e Hercegovinë. “Tani të sqarohemi, afati për grumbullimin e pikëve është deri me datën 16 të këtij muaji, gjejgësisht 16 janar, dhe me datë 17 del lista zyrtare e pikëve të grumbulluara, me datë 18 Komiteti Olimpik i RMV me siguri se do ta zyrtarizoj pjesëmarrjen e kandidatit për Lojërat Olimpike Dimërore që demi më tani 99 përqind mendoj se do të jem unë ai që do të marr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore sepse kundërkandidatët janë kryesisht larg pikëve që i kam grumbulluar unë dhe kanë ngelur edhe 4 ditë për grumbullim të pikëve që do të jetë shumë e vështirë për ata për të tejkaluar rezultatin tim sepse pikët e grumbulluara për pjesëmarrjen në lojërat olimpike realizohen përmes pesë garave më të mira që nënkupton se unë pesë rezultatet më të mira i kam shumë larg prej pesë rezultateve më të mira të kundërkandidatëve, kështu që mendoj që Komiteti Olimpik do të bëj përzgjedhjen e më të mirit dhe do të jem unë ai i cili do të jet pjesëmarrës i lojërave olimpike, gjë për të cilën kam punuar tërë jetën”. Dehari ështa pak sa i dëshpëruar me Federatën e Skijimit pasi nuk ka pasur përkrahjen e duhur. “Fatkeqsisht jo, gjë që në këtë sezon ka qenë shumë e vështirë për mua sepse normalisht mospërkrahja e tyra ka bërë që të gjitha llojet e aktiviteteve t’i vetfinansoj. Dhe kam bërë kërkesë deri tek Komiteti Olimpik, dhe kanë zgjatur dorën dhe kanë bërë një mbështetje modeste për llojet e aktiviteteve që kisha në plan deri në këtë periudh. Dhe nuk e di si do të shkojnë punët më pastaj, mirëpo me federatën deri tani nuk kam asnjë lloj kontakti, nuk e di se si ta vlersoj këtë qëndrim ndaj meje nga ana e tyre, por, do të shofin nga data 18 se si do të vazhdojnë punët”. Deri në fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore “Peking 2022” në program janë edhe disa gara që organizohen nga FIS, ku do të merrni pjesë edhe ju? “Në datën 13, gjegjësisht pas dy ditëve ka gara në Bosnje, dhe më pastaj vijojnë dy të tjera reshtazi, do me thënë me datën 15 dhe 16. Do të jem pjesmarrës në ata gara në Bosnje, në Jahori dhe Bjellashnic, më pastaj pasi të kthehem prej atje do të shofim se si do të ngelet çështja e pjesëmarrësit për lojrat olimpike dhe do të rikrijojmë një plan deri në ditën kur do të vi koha për të udhëtuar në Kinë”. Sa jeni optimist se do të merrni pjesë LOD “Peking 2022” ? “Në qoftë se do të shkoj ashtu si është drejtësia atëherë mendoj se 100 përqind do të jem unë pjesëtar i Lojërave Olimpike”.