Kovaçevski dorëzoi në Kuvend programin qeverisës

Sot mandatari për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski zyrtarisht i dorëzoi kryeparlamentarit Talat Xhaferi propozim-përbërjen dhe propozim-programin për punë të Qeverisë, përcjell TV21.

Ndryshe, mbrëmjen e djeshme pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të LSDM-së u shpallën emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar nga kjo parti.

Zëvendëskryeministre e Luftës Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, është propozuar Sllavica Gërkovska, deputete e mëparshme e LSDM-së, zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve – zëvendëskryeministri aktual Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane është propozuar Bojan Mariçiq, ministër i deritanishëm i Drejtësisë.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së, ish-zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, ministër i Punëve të Brendshme ministri aktual Oliver Spasovski, ministër i Drejtësisë, prof. dr. Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë resor.

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale është propozuar – Jovana Trençevska – drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Punë, ministre e Kulturës Bisera Kostadionova – Stojçevska, deputete aktuale e LSDM-së dhe paraprakisht profesoreshë në Fakultetin Pedagogjik në kuadër të Universitetit në Manastir. Ministër i Transportit dhe Lidhjeve është propozuar ministri aktual, Bllagoj Boçvarski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *