Qeveria më 23 nëntor të vitit të kaluar ndau 420 mijë euro për familjarët që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Në vendimin e Qeverisë thuhet se paratë ndahen si ndihmë financiare për dhimbet shpirtërore që kanë përjetuar familjarët.“Ministria e Financave obligohet që të sigurojë mjete nga rezervat e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut dhe të japë kompensim të njëhershëm në të holla për dhimbjen e përjetuar shpirtërore për shkak të vdekjes të një personi të afërm të familjeve të viktimave në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular, për një familje në vlerë prej 30.000 eurove në kundërvlerë denari në ditën kur do të bëhet pagesa e këtij kompensimi, gjegjësisht në vlerë të përgjithshme prej 420.000 eurove në kundërvlerë në denari për familjet e 14 viktimave”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut.
