Nga 1 janari çmimi i rrymës do të rritet për 9.48%. Me këtë, Qeveria i qëndroi fjalës se rritja nuk do të jetë mbi 10%. Duke parë nga aspekti statistikor, kjo do të duket kështu: nëse merrni faturë prej dy mijë denarëve, atëherë ajo do të rritet për thuajse 200 denarë. Drejtori i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, tha se ky është një nga vendimet më të vështira, duke pasur parasysh se rritja reale do të duhej të ishte 25%, kurse kompanitë energjetike kanë kërkuar shtrenjtësimi të arrijë deri në 38%.
