Futbollisti i Maqedonisë së Veriut në radhët e Napolit, Elif Elmas, është i pasigurt për paraqitjen e tij të hënën e ardhshme në derbin e kampionatit italian kundër Juventusit, për shkak të konstatimit të rezultatit pozitivë ndaj Covid-19.
Elmas është dashur të kthehej nga Shkupi për në Napoli pas festave të Vitit të Ri, por për shkak të testit PCR pozitiv, i cili i është bërë mbrëmjen e së enjtes, ai do të qëndrojë në izolim shtëpiak edhe në ditët në vijim.
Elif Elmas rezulton pozitivë me Kovid-10 në testin e kryer në Maqedoni të Veriut, para kthimit të tij në Itali. Futbollisti është vaksinuar dhe nuk ka simptoma dhe do të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij”, kumtoi mbrëmë Napoli.
Elmas rezultoi pozitiv me Covid-19 për herë të dytë pasi u infektua me virusin në tetor të vitit të kaluar, kur ai ishte jashtë fushës për tre javë.