Spektakolar ndaj Milanit, “Eurosport” nuk kursehet për Bajramin: Ua preu gjunjët kuqezinjve, ka dinamit në këmbën e tij

Empoli doli i mundur nga ndeshja përballë Milanit, por ka dalë me kokën lart pas një paraqitje të shkëlqyer kundër pretendentëve për titull në Itali. Dhe një nga lojtarët më të spikatur të sfidës ishte Nedim Bajrami.Ai barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 me golin e tij, ndërsa më pas iu afrua edhe një barazimi 2-2, por festën ia mohoi traversa ku përfundoi topi i gjuajtur prej tij. Ai provoi disa herë të krijonte rrezikshmëri në portën kundërshtare dhe në minuat e fundit nga një harkim i tij erdhi penallti që vulosi rezultatin përfundimtar 4-2,.

Ndaj për të nuk munguan elozhet dhe portali i “Eurosport” ishte ndër të parët që vlerësoi maksimalisht fantazistin e përfaqësueses shqiptare.

“Një goditje që u preu gjunjët kuqezinjve në fillim. Pastaj një tjetër e djathtë që kapi traversën. Ka dinamit në atë këmbë”, ishte komenti i portalit të rrjetit të njohur sportiv për Bajramin, të cilit i kishte vënë notën 6,5 për paraqitjen e tij në këtë duel.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *