Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreth orës 16:30 në sheshin e Tetovës është arrestuar 25-vjeçari R.Sh. nga Tetova, përcjell Tv21. Policia tek i riu nga Tetova ka gjetur mjete piroteknike.
“Janë sekuestruar rreth 5000 sasi të mjeteve piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet denoncimi përkatës”, shtojnë nga MPB.