269 raste të reja dhe 7 viktima nga Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë, nga realizimi i 3.449 testimeve në Maqedoninë e Veriut, pozitivë në Kovid-19 kanë rezultuar 269 persona.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 353 pacientë ndërkaq jetën nga koronavirusi e kanë humbur 7 pacientë.

Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona që kanë vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima shtesë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 29.11 – 19.12.2021.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.562.088 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend nga fillimi i epidemisë arrin në 222.333, numri i të shëruarve është 209.291, i të vdekurve 7.868, kurse numri i rasteve aktive është 5.174.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *