Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa ka qenë pjesë e Qeverisë edhe më herët, pasi tre drejtorë në eshalonin e dytë të ekzekutivit nga kjo parti kanë vazhduar të mbeten në pozicionet e tyre edhe kur partia zyrtarisht deklaroi se do të bëhet pjesë e opozitës. Sipas Hoxhës, partia e vetme që nuk mund të kontrollohet nga Qeveria aktuale është Lëvizja Besa.
“Alternativa ka qenë pjesë e Qeverisë. Tre drejtoritë kanë qenë gjithë kohës. Njëri prej drejtorëve ka qenë kandidat për kryetar Komune në Studeniçan, nga pozicioni i drejtorit. Kështu që Alternativa ka qenë me një këmbë në Qeveri. E panjohura e aktorëve që duan ta krijojnë Qeverinë, ka qenë dhe mbetet Lëvizja Besa, të cilën nuk munden ta kontrollojnë. Ka tendenca për ta kontrolluar, presione të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Hoxha.