Berisha më pak se një orë në selinë blu, largohet pas konferencës me gazetarët

Ka qëndruar më pak se një orë në selinë e Partisë Demokratike, lideri i saj historik Sali Berisha.

Ai u fut brenda godinës rreth orës 13:40 të mesditës së sotme për zhvilluar mbledhje me Komisionin e Rithemelimit përballë zyrës ku kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillonte mbledhje me nënkryetarët dhe disa kryetarë degësh.

Një prej personave që shoqëronte Berishën hapim me shkelm derën. Më pas mbështetësit e Berishës nxorën jashtë median për të hapur sërish dyert për një konferencë me gazetarët.Berisha më pas është larguar qetësisht me automjetin e tij drejt banesës. /Abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *