Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, ka njoftuar se mbrëmë ka biseduar me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq nga i cili ka kërkuar tërheqjen e listës së propozuar nga ana e burgjeve për falje të të dënuarve..
“Mbrëmë në bisedë me ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiç dhe në koordinim me zëvendësministrin Nuhiu u dakorduam rreth tërheqjes së listës së propozuar nga ana e burgjeve për falje të të dënuarve.
Sot edhe zyrtarisht kolegu Mariçiç e tërhoqi nga procedura propozimin e dhënë nga ana e drejtorive të burgjeve”, ka shkruar Grubi.