Maqedonia sfidon Bullgarinë e Gjeorgjinë
Pas hedhjes së shortit, Maqedonia do të garojë në grupin e 4-të, së bashku me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.
Kosova shortohet sërisht me Greqinë
Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës B dhe grupit të 2-të, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe fituesin e sfidës Qipro – Estoni.
Shqipëria me Rusinë, Izraelin e Islandën
Kombëtarja e Shqipërisë që bën pjesë në Ligën B, u ndal në grupin 2-të, së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.
Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt Europianit në Gjermani të vitit 2024, ndërsa ndeshjet do të luhen prej 1 ose 2 qershor e deri më 28 shtator të vitit 2022. Gjithsesi Liga e Kombeve mbetet një portë e rëndësishme për Europianin, për kombëtaret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.