Seria A vendos rregulla strikte për lojtarët Afrikan, shkak Covid-19

Rastet pozitive me Covid-19 kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm dhe për këtë janë marrë edhe masa strikte nga qeveritë e vendeve.

Covid-19 kohët e fundit ka prekur edhe kampionatet europiane të futbollit, dhe për t’iu paraprirë diçka të tillë, Seria A ka vendosur rregulla të ashpra sa i takon lojtarëve Afrikanë.

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid dhe lajmeve se Kupa e Afrikës mund të jetë në rrezik, autoritetet italiane paralajmërojnë kufizime.

Pas lajmeve se Kupa e Afrikës ishte në rrezik, Konfederata e Futbollit Afrikan e konsideroi të ishte “lajm i rremë”, por kjo nuk ndryshon vendimet e qeverisë italiane.

Fabio Ciciliano, një anëtar i CTS (Komiteti Shkencor Teknik) që vendos rregulloret e COVID në Itali, shpjegoi për Radio Punto Nuovo se edhe rregullat aktuale janë problematike.

“Siç qëndrojnë gjërat sot, kthimi në Itali i qytetarëve që vijnë nga Kameruni kërkon një test negativ 72 orë para fluturimit, më pas respektimin e një karantine 10-ditore, pas së cilës ata duhet të kenë një shtupë tjetër”, bëhet e ditur nga Ciciliano.Kjo do të thotë nëse një lojtar përfundon përvojën e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, ai duhet të presë të paktën 10-13 ditë të tjera përpara se të kthehet në stërvitje me klubin e tij në Itali. /f.a/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *