Jeton Shaqiri: I japim shtysë dhe përshpejtojmë transformimin digjital

Sot, pata nderin që të pres në një takim pune, menaxheren e “Mastercard” për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën, znj. Vanja Manova dhe drejtorin ekzekutiv të Evrotrust, z. Georgi Dimitrov ka shkruar ne rrjetin social Jeton Shaqiri ministër i MIOFA. Ky takim vjen pas nënshkrimit nga Qeveria të memorandumit për krijimin e një shërbimi për identifikim digjital gjatë vitit 2020 dhe pas futjes në përdorim të këtij shërbimi nga Banka NLB – Shkup, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij memorandumi janë siguruar nënshkrime elektronike për administratën shtetërore, për institucionet të cilat e përdorin Sistemin për menaxhim të dokumentave, me çka do të kontribuohet në përdorimin më të madh të sistemit DMS dhe si rrjedhojë përshpejton transformimin digjital.Gjatë takimit u dakorduam se integrimi i shërbimit për identifikim digjital në Sistemin për menaxhim të dokumentave do të bëhet në një të ardhme të afërt. Me këtë shërbim i japim nënshkrimit elektronik të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi me dorë dhe afrohemi me objektivin tonë që të reduktojmë deri në 0 përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *