Bekteshi: “CEFTA – 15 vite lehtësojmë tregtinë”

Ministrii ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot hapi konferencën e temë: “CEFTA – 15 vite lehtësojmë tregtinë” për të shënuam edhe të arriturat gjatë Presidencës së Maqedonisë së Veriut! Para 100 pjesëmarrësve dhe rreth 200 pjesëmarrësve online nga 7 anëtarë të CEFTA-s, Bekteshi tha se CEFTA me Komisionin Evropian dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt ofrimit të rajonit me tregun e përbashkët të BE-së.

‘Këtë vit arritëm të fillojmë dhe të përfundojmë punë të rëndësishme në kuadër të Programit Vjetor të Presidencës sonë dhe në zbatimin e temave të rëndësishme të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Në kuadër të CEFTA-s duhet të përmbushim detyrimet tona për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj Marrëveshjeje duke krijuar kushte të favorshme në politikën tregtare për sektorin e biznesit dhe për të zhvilluar konkurrencë të ndershme.
Arritjet kryesore në vitin 2021 janë:
👉Është finalizuar vendimi për lehtësimin e tregtisë elektronike në CEFTA.
👉Janë dakorduar vendimet për njohjen e programeve dhe kualifikimeve profesionale të OAE- në nivel ekspertësh.
👉Është bërë progres i dukshëm në negociatat për Protokollin Shtesë 7 të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe Vendimi për heqjen e detyrimit për leje pune për ofruesit e shërbimeve dhe transferimet ndërmjet kompanive.
👉Korsitë e gjelbra u zgjeruan në të gjitha vendkalimet e CEFTA-s duke siguruar qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të mallrave thelbësore. Kanë filluar diskutimet për zgjerimin e tyre në vendet fqinje anëtare të BE-së.
👉Është prezantuar një shkëmbim i përmirësuar sistematik i të dhënave SEED +. Do të mbështesë shkëmbimin e certifikatave të nevojshme për zhdoganimin e mallrave, duke përfshirë e-certifikatat që synojnë të inkurajojnë tregtinë pa letra.
Dhe në fund, me krenari për punët e realizuara ia kaluam stafetën Moldavisë, e cila do të kryesojë me CEFTA-n në vitin 2022 dhe është zotuar të ndjekë një agjendë ambicioze të promovimit të tregtisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *