Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët në opozitë, të udhëhequr nga Zijadin Sela.
Fillimisht, ai e bëri këtë njoftim në kuadër të rezultatit të pafavorshëm zgjedhor në zgjedhjet e fundit vendore, në të cilat ASH, së bashku me ish-partnerin e koalicionit Alternativa, vunë re një rënie drastike të mbështetjes.
Taravari theksoi se partia ka nevojë për rifreskim kuadrosh me të rinj dhe njëri prej tyre duhet ta pasojë atë si operativ i parë partiak. Në një prononcim për Focus, ai ka sqaruar se po jep dorëheqje nga funksioni partiak, por jo nga partia, sepse do të vazhdojë të veprojë si anëtar i Aleancës, madje, siç thotë ai, edhe më aktiv se më parë.
“Mandati im si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës përfundon më 25 dhjetor, kur do të caktojmë datën e Kongresit të ardhshëm të partisë. “Deri në Kongres ka mandat vetëm kryetari i partisë”, thotë Taravari