Liga e parë: Zyrtarisht mbyllet sezoni vjeshtor i kampionatit në Strugë: Struga trim&lum – Renova 1:0

Ndeshja e anuluar e javës së 18, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Renovës, u zhvillua sot në kushte ideale për lojë.

Ndeshja e fundit e javës së 18 të sezonit vjeshtor, mes Struga Trim&Lum dhe Renovës, u mbyll sipari i sezonit vjeshtor të kampionatit. Takimi në fjalë pas 90 minutave lojë me raste nga të dy palët përfundoi me rezultatin 1:0 me golin që e shënoi Cvetanovski në minutën e 92.
Ekipi i Renovës nga minuta e 64 luajti me 10 futbollist pasi referi ndëshkoi me karton të kuq Medin Bajramin.

Kliment Cake (Struga Trim&Lum) – “Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne pasi të dy ekipet luftuan për 90 minuta. Fati na ndihmoi që të shënonim një gol në fund, edhe pse e meritonim ta shënonim shpejt. Dhe jena shumë i lumtur që e mbyllëm sezonin me një fitore dhe shkojmë në pushim rehat me 3 pikët.”

Fatjon Jusufi (Renova) – “Po si duket se fati sot nuk ishte me ne, pavarsisht asaj se u muanduam të luajmë dhe të krijojmë shanse me një lojtar më pak, por kështu është futbolli, kështu që suksese Strugës, shpresoj që të përmirësohemi dhe të luajm si në fillimin e sezonit kur kishim një seri më të mirë se sa serinë e dytë tani të fundit. Kështu që kjo është.”

Pas përfundimit të kësaj ndeshje Struga Trim&Lum me 26 pikë mbetet në pozitën e 7, ndërsa Renova me 27 pikë mbetet në pozitën e 5.
Pjesa pranverore e kampionatit do të fillon me 13 shkurt 2022.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *