Sot isha nikoqir i Këshillit organizativ të Festivalit Folk Fest në krye me drejtorin e Festivalit Vebi Amza, si dhe anëtarët e Këshillit organizativ Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi.
Me këtë rast u vendos që ky festival, që po realizohet për të katërtën herë me radhë, të mbahet nga data 23 deri më 27 korrik të vitit 2022.
E gjithashtu u prezantua edhe informacioni rreth shteteve që pritet të marrin pjesë në këtë festival siç janë Shqipëria, Kosova, Meksika, Ukraina, India, Azerbajxhani, Polonia, Bullgaria, Turqia, Rumania e kështu me radhë.
Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj, gjithmonë kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim promovimin e vlerave kulturore dhe artistike ka shkruar ne rrjetin social Facebook kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu.