Sipas guvernatorit Andy Beshear, të paktën 50 njerëz kanë gjasa të kenë vdekur pas tornadove të shumta që kaluan në Kentuckyn jugperëndimor.
“Ne besojmë se numri i vdekjeve nga kjo ngjarje do të kalojë 50, ndoshta do të përfundojë afër 70 deri në 100 jetë të humbura”, tha Beshear në një konferencë të shtunën në mëngjes, duke i quajtur stuhitë që goditën shtetin “ngjarja më e rëndë e tornados në historinë e Kentakit”.
Hetimet paraprake tregojnë se katër tornado mund të kenë goditur shtetin, duke përfshirë një që ka qëndruar potencialisht në tokë për më shumë se 200 milje, tha Beshear. Dëme janë raportuar në të paktën 15 qarqe që shtrihen në të gjithë shtetin, raporton cnn.
Rreth 110 njerëz ishin në një fabrikë qirinjsh në kohën kur tornado goditi, dhe Beshear tha “Ne besojmë se do të humbasim të paktën dhjetëra nga ata individë”.