Profesorët e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Faton Shabani, dhe Prof. Dr. Agon Memeti, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Pasojat sociale, ekonomike dhe njerëzore të pandemisë COVID-19 në Turqi dhe në botë”. Kjo konferencë u organizua nga Unioni i Universiteteve Euroaziatike në bashkëpunim me Universitetin Aydin të Stambollit.
Konferenca i zhvilloi punimet më 8 dhjetor 2021 përmes plaftormës online me pjesëmarrje të shumë studiuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës.
Me këtë rast profesorët tanë, Prof. Dr. Faton Shabani nga Fakulteti Juridik dhe Prof. Dr. Agon Memeti nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore prezantuan punimet e tyre shkencore mbi gjitha ato zhvillime dhe sfida me të cilat është përballur vendi ynë gjatë pandemisë Covid-19 e me theks të veçantë Universiteti i Tetovës.
Profesori Faton Shabani para studiuesve shkencorë prezantoi punimin e tij me temë “Sektori i sigurimeve gjatë pandemisë Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ndërsa Prof. Dr. Agon Memeti në punimin e tij u fokusua mbi “Marrëdhëniet në mes sjelljes së studentëve gjatë periudhës së mësimit online dhe faktorët mjedisorë gjatë pandemisë Covid-19 – rast studimor: Universiteti i Tetovës”.