Barcelona me mision kualifikimi ndaj Bajernit, Atalanta e Gjimshitit në kërkim të ëndrrës. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Sonte, Champions-i zhvillon 8 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Në orën 18:45, do të luhen dy takime Juventus-Malmo dhe Zenit-Çelsi.

Në orën 21:00, do të zhvillohen 6 takime, ku Barcelona synon vetëm fitoren ndaj Bajernit të Mynihu për tu kualifikuar për më tej.

Gjithashtu kjo vlen dhe për Benfikën ku nëse fiton ndaj Dinamos së Kievit dhe nëse Barcelona ndalet kundër bavarezëve, skuadra portugeze kalon më tej.

Jang Bojsi ka një mision të vështirë ndaj Mançester Junajtid ku kërkojnë me çdo kusht triumfin për të kaluar në fazën tjetër. Atalanta e Gjimshitit kërkon me çdo kusht 3 pikët në shtëpi ndaj Vijarealit për të vazhduar në fazën me eliminim direkt të Champions-it. Takimet e tjera janë Salzburg-Sevija dhe Volfsburg-Lilë.

CH

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *