Në organizim të “Boxklub Shkëndija No Limit” mbrëmë në Tetovë u mbajt edicioni i pestë mbrëmje e boksit “Night of the Champion” që kësaj radhe iu dedikua 10-të vjetorit të vdekjes së ish-kampionit të botës në kik-boks, Besim Kabashi. Fitues i brezit “Besim Kabashi”doli kik-boksieri i njohur Flamur Pestisha nga Prishtina . Spektakli “Mbërmja e kampionëve” para një numëri madh të të pranishmëve kryesisht emra të njohur të boksit, persona nga jeta publike por edhe donator filloi me intonimin e himnit kombëtar nga tenori Mendim Shabani, dhe me fjalën e rastit të familjarit të Besim Kabashit , një fjalim mjaft emocionues i Dren Kabashit. “Sot jemi mbledhur këtu pikërisht në 10 vjetorin e vdekjes së kampionit të tetfishtë botërorë Besim Kabashi. Dhe ky turnir nuk ka vetëm funksion të turnirit për më shumë e shoh si mission tonin të përbashkët ku na ka mbledhur neve si shqiptar dhe sportist të trevave të ndryshme që sot të nderojmë një ikonë të sportit e një patriot të pashembullt siç ishte Besim Kabashi” tha Dren Kabashi familjar I ish kampionit të botës. Fituesi i trofeut Besim Kabashi doli kikbokisri nga Prishtina Flamur Postisha i cili me pikë mundi Fatmir Gjergjin. Në këtë mbrëmje të kampionëve krahas shtatë luftave në kategorinë e meshkujve u zhvillua edhe një luftë në kategorinë e femrave mes kriates Marija Malenica dhe shqiptares Esmeralda Nevruzaj, fituese doli boksierja kroate Në duelet tjera fitues dolën Enes Palazoski, Roxhersi Muslija, Goektuk Karakan, Alban Bermeta, Sumbu Nsasi, Sanel Hasanoviq dhe Emil Markiq.